Rustu Recber përpara disa ditësh la spitalin pasi u kurua nga Covid-19 dhe tani ai mund të tregojë eksperiencën e tij në luftën me këtë sëmundje të frikshme.
‘Fitova ndeshjen më të vështirë të jetës sime-tha ish portieri turk në një intervistë për AS-në Turëi kemi një kurë që mjekët e aplikuan tek unë për 10 ditë’
46 vjecari pohoi se fakti që do të duhet të qëndrojë në izolim në shtëpi konfirmon daljen e tij nga terapia intensive, por jo shërimin e plotë të tij që mund të mësohet vetëm pas përgjigjet e testeve me tampon duke bërë edhe një paralajmërim. ‘Nuk mund të bësh shaka me këtë virus, nuk ka rëndësi se sa vjec je-shtoi Rustu që ka një të kaluar te Barcelona që I qëndroi pranë 46 vjecarit
‘Barcelona më solli urimet e presidentit Bartomeu-tha Rustu-në momente të tilla, janë detajet e vogla që bëjnë diferencën, më qëndruan pranë. Nuk do të harroj kurrë atë që Barcelona bëri për mua kur rrezikova të vdisja nga coronavirusi; është sikur I detyrohem për jetën’.
Sfidanti.al