Po sikur Barcelona dhe Reali të kërkojnë Harri Kejnin?!

Spekullimet nuk do të përfundojnë deri kur të mbyllet “dritarja e radhës e transferimeve”, dhe kjo “penxhere” pritet të mbetet hapur shumë gjatë këtë vit, ndoshta deri në dhjetor. Pra, do të dëgjojmë “xhevahire” pa fund, lajme “rikoshetë” për fatin e yjeve, dhe për momentin një nga interesantët është Harri Kejni. Kapiteni i Anglisë thuajse me 99 për qind do të largohet nga Totenhemit, dhe Mançester Junajtidi jepet si favorit për ta marrë.

Gjithsesi, ekziston edhe një mundësi tjetër, e cila nuk duhet nënvleftësuar. Ish-trajneri i Totenhemit, Harri Redknap, thotë se “nëse Barcelona ose Reali i Madridit do të trokisnin për Kejnin, ai duhej të mendohej për një transferim, – tha ai për radion britanike “Biseda Sportive” (Talksport), – ai do të përshtatej tek Mançester Junajtidi, por për momentin, Junajtidi nuk është më mirë se Totenhemi. Gjithsesi, Totenhemi do të pranojë vetëm me një ofertë të çmendur”. Po ashtu, presidenti i Spërsave, Daniel Levi, dhe trajneri Zhoze Murinjo, nuk do të donin kurrë që të forconin një rival si Junajtidi, pra Barcelona e Reali janë më të mundshëm për Kejnin.

Sfidanti.al