Tabloidi “Bild” shkruan se ekzistojnë tre skenarë për yllin 20-vjeçar të Leverkusenit, pasi Bajerni i Mynihut dërgoi një “ambasadë” në “BayArena”. Kai Haverc mund të mbetet në Bundesligë, pra të shkojë tek Bajerni, ose të kalojë jashtë vendit, me gjasë në Angli tek Liverpuli apo Mançester Junajtidi, por ndoshta mbetet edhe varianti spanjoll. Vetë Haverci është shprehur se “unë dua të hedh një hap më të madh, dua një sfidë tjetër dhe kjo do të thotë dhe jashtë (Gjermanisë)”. Klop e vlerëson shumë dhe 20-vjeçari do të ishte shumë i vlefshëm, ndonëse do të duhej të mësonte të sakrifikonte më shumë.
Po Timo Verneri? Klopi, sipas “Deili Meilit”, është gati të shkojë e ta takojë sulmuesin e Lajpcigut, për të realizuar transferimin që mund të kushtonte 60 milionë euro me klauzolë që vlen deri në 15 qershor, veçse epidemia e koronavirusit ka bllokuar thuajse gjithçka. Gjithsesi, ekzistojnë mjetet telefonike dhe rrjetet sociale, pra nuk është patjetër e nevojshme që trajneri liverpulas të kthehet në atdhe për të takuar sulmuesin e Gjermanisë. Sipas ish-kapitenit të Liverpulit, Xhemi Karrager, Klopi ndoshta do të duhej të priste 1 vit para se ta merrte Vernerin.
Sfidanti.al