Piter Krouç: Ja takimi im i vetëm me fenomenin Ronaldo

Ish sulmuesi i Liverpulit, Piter Krouç, ka zbuluar një detaj interesant të viteve më pare, kur kishte takuar brazilianin Ronaldo në pushime. Krouç ka kaluar gjithë karrierën e tij në futbollin anglez, vend në të cilin Ronaldo fenomeni, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, nuk ka luajtur asnjëherë. Braziliani ndërkohë është aktivizuar në Itali, Spanjë, Holandë, po ashtu edhe në vendin e tij dhe ka qenë idhull për shumë futbollistë në Evropë, po ashtu edhe për Piter Krouç, që ka zbuluar një detaj interesant gjatë takimit me Ronaldon.

“E kam takuar Ronaldon vetëm një herë. Isha në Ibiza në pushime dhe rastisa me të në një klub. Ai ishte njeriu i vetëm për të cilin do të vrapoja për një foto dhe këtë bëra. Ndërkohë që bëja foton, pyesja veten nëse edhe ai më njihte mua. Dhe a e dini çfarë? Ai nuk ia kishte idenë”, deklaroi anglezi për “The Telegraph”.

Sfidanti.al