Tifozët i thonë Totenhemit: Nuk jeni as tek Leisteri, u bëtë turpi i botës!

Nëse ka një klub që është sulmuar më shumë në Angli këto kohë është ai i Spërsave. Londinezët e presidentit Daniel Levi nxorrën gjysmën e punonjësve në asistencë për të përfituar nga paratë publike, ndërsa kundër drejtuesve dolën edhe vetë tifozët e tyre. “Sindikata e Tifozëve” të Totenemit (Supporters’Trust) i kërkuan sqarime klubit, dhe u shprehën se ky veprim ishte një katastrofë publike.

Në të njëjtën kohë, mediat raportojnë se Leisteri nuk do ta bëjë këtë veprim. Kampionët e Anglisë në 2016 vendosën se do t’i mbanin në punë të gjithë punonjësit e tyre dhe se do t’i paguanin normalisht, të paktën deri në fund të sezonit. Më herët, Liverpuli thuajse e bëri gabimin e Totenhemit, duke lajmëruar asistencë për punonjësit, por reagimi i mediave, tifozëve dhe legjendave të klubit, bëri që drejtuesit të bënin prapaktheu.

Sfidanti.al