Federata Rumune e Futbollit do t’I kërkojë leje qeverisë së vendit për të lejuar klubet që të rinisin stërvitjet gjatë gjendjes së emergjencës shëndetësore të krijuar për shkak të coronavirusit me synimin për rifillimin e kampionatit në 27 maj. Ai që e konfirmoi këtë ishte presidenti I Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu I cili zbuloi se po merren në konsideratë 3 data për rifillimin e kampionatit; 27 maj, 3 qershor dhe 13 qershor.
‘Nëse fillojmë në 27 maj do të mbyllim kampionatet kombëtatre në 28 qershor-shpjegoi Burleanu I bindur se titulli kampion duhet të jepet në fushën e lojës-kam frikse se nëse nuk do të rinisim kampionatin brenda majit, nuk do të gjekmë më 14-16 skuadra profesioniste në 2 kampionatet në të ardhmen’.
Sfidanti.al