Bundesliga po punon për rikthimin në fushat e lojës sa më shpejtë të jete e mundur, ndoshta që në ditët e para të majit. Për këtë arsye të gjitha skuadrat kanë filluar të stërviten sigurisht duke respektuar masat e ashpra të sigurisë dhe mes këtyre ekipeve është edhe Schalke me këtë të fundit që ka ndërmarrë një nisme të vecantë për futbollistët e saj.
Për të evituar kontaktet me personat potencialë të infektuar, të gjithë lojtarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të ardhur në stervitje, ndërkohë që për furnizimet ushqimore do të mendojë vetë klubi. Kështu, Schalke do të mbledhë listat e shpenzimeve të tyre dhe një ditë më pas do të bëjë pazarin për ta
Për më dembelët, është vënë në dispozicion kuzhinieri I klubit që do të shpërndajë në banesat e lojtarërve gatimet e tij.
Sfidanti.al