Edhe sporti ka dramën e tij në betejën me koronavirusin, një betejë që bëhet më tragjike kur nuk flitet më për miliona e miliarda të humbura, por për jetë të humbura. Dhe vdekjet nuk dihet si vinë, por shkaktojnë shumë dhimbje. Ditët e fundit kanë humbur jetën edhe personazhe të botës së sportit nëpër botë , duke vërtetuar se përballë Covidit edhe fuqia e sportit nuk mjaftoka. Ish-trajneri i Kombëtares së Boksit, Skënder Kurti, Neri për ata që e njihnin nga afër( ajo buzëqeshja në foto vlen si pasaportë e tij) luftoi dy herë me vdekjen, ngaqë ditë më parë u tha se kishte mbyllur sytë përgjithmonë , ndersa ai ishte në vdekje klinike…
Thuhej dhe pritej me shpirt e zemer se mund të ishte mrekulli nëse Kurti do ta fitonte edhe këtë betejë, sidomos kur miqtë e boksit besonin se ai ishte një trajner me karakter të fortë, një mjeshtër që i përmbyste situatat e pazakonta, duke i dhënë jetë dhe shpresë një “ndeshjeje” për të cilën askush nuk mendonte fundin ligështues. Për ata që e njihnin Nerin, nderimi për veprën e tij, është gjëja më vogël. Për ata që nuk e njihnin, mjafton vetëm buzëqeshja e tij.. për të kuptuar se bota e tij nuk ishte vetëm bota e boksit…
Sfidanti.al.