Bundesliga dhe plani për rifillimin e kampionatit

Edhe futbolli I pasur gjerman dridhet përballë coronavirusit dhe me disa klube që rrezikojnë falimentimin, Liga Gjermane e Futbollit përshpejton planet për rifillimin e kampionatit. Sipas revistës gjermane ‘Kicker’ parashikohet që ndeshjet e javës së 26 të zhvillohen në fundjavën e parë ose të dytë të majit, ndërsa 9 javët e mbetura të luhen brenda 30 qershorit me vetëm  1 herë në mesjavë.

Por në këtë pikë, duhet që Liga të marrë miratimin e qeverisë dhe autoritetet shëndetësore gjermane për zhvillimin e sfidave që do të jenë me dyer të mbyllura, dmth pa tifozë. Të 36 klubet e Bundesliga dhe Bundesliga 2 e kanë pranuar këtë plan në asamblenë e fundit të përgjithshme të shtyrë nga domosdoshmëria për të mos humbur financimet nga të drejtat televizive. Gjithnjë sipas Kicker, në Bundesliga 2, 9 klube nga 18 mund të shpallin falimentinim në maj-qershor nëse nuk do të rifillojë kampionati në maj  dhe si pasojë  do të humbasin këstin e fundit.

Sfidanti.al