Guardiola kërkon falje: Ronaldo je i madh, por është dikush mbi ty

 

Pep Guardiola nuk ka dilema, kur shtrohet pyetja se kush është futbollisti

më i mirë në botë. Megjithëse çmimi prestigjioz “Topi i artë” për vitin 2016

iu dha Kristiano Ronaldos, trajneri i Mançester Sitit konsideron se futbolisti

portugez nuk është në nivelin e Leo Mesit. “Mesi është më i mirë,

përfundimisht, më i mirë. Ai di sesi të luajë, sesi të shënojë gola dhe sesi t’i

bëjë të tjerët që të luajnë. Unë e uroj Ronaldon për ‘Topin e artë’, por,

sipas meje, Mesi është shumë më lart sesa ai”, tha Guardiola, në një rast,

ditët e fundit. Të njëjtin mendim me Guardiolën ka edhe trajneri i

Barcelonës, Luis Enrike, që, gjitashtu, konsideron se futbollisti argjentinas

është më i mirë sesa Ronaldo, pavarësisht se ky i fundit fitoi “Topin e artë”.