Lorik Cana i jep shpresë Serisë A dhe bën homazh për ish-presidentin e Marsejës!

Ka luajtur në të dy vendet. Lorik Cana ishte futbollist i Lacios në Itali, dhe padyshim i Marsejës në Francë, ndërsa për mediat italiane flet për raportet e Shqipërisë me fqinjët. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, e bën këtë në një intervistë për “tutomerkatouebin”, faqen e specializuar italiane për transferimet.  “Jam krenar për marrqëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, titullon “Tutomerkatouebi”, – shpresoj që Seria A të përfundojë”.

Gjithsesi, ish-qendërmbrojtësi e sheh të vështirë, dhe diçka që duhet vendosur duke parë situatën ditë pas dite. Cana tregon se mori qindra mesazhe vlerësimi nga miq italianë, pasi 30 mjekë e infermierë shqiptarë u dërguan në Itali. Po ashtu, ai thekson se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë më të vjetra se në 30 vitet e fundit, duke e quajtur shtetin fqinj si shtëpinë tonë të dytë.

Loriku kujton epokën e tij tek Olimpiku i Marsejës në Francë, klubi i tij i dytë pas Paris SG, dhe kujton se ato vite luajti me lojtarë të mëdhenj si Ronaldinjo, Okoça, Poçetino apo Anelka. Me këtë rast, ai dëshiron të bëjë një homazh për ish-presidentin marsejez, Pape Diuf, që u shënua në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit.

“Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape, – postoi ai në Instagram, – Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. i nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president”. Cana ka dhënë edhe mesazhe për t’u mbrojtur nga koronavirusi, duke postuar video, ndërsa qendron në shtëpi i izoluar së bashku me familjen.

Sfidanti.al