Milan, ç’po i bën vetes! Pas Bobanit do të largohet edhe legjenda Ibrahimoviç!

Edhe pse në moshë të madhe, ai mendonte të rrinte sa më gjatë. Zllatan Ibrahimoviç nuk i mbushi mirë 3 muaj në “San Siro”, por tani planet kanë ndryshuar, dhe legjenda pritet të largohet nga Milani. Mediat italiane i bëjnë jehonë këtij versioni, duke e lidhur me luftën e fundit të brendshme në klubin kuqezi. Suedezi me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina, sipas “La Gazeta delo Sportit”, nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga largimi i Zvonimir Bobanit, njeriut që ndikoi në kthimin e tij tek Milani.

Kroaci u detyrua të largohej pas mosmarëveshjeve me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidhis, ndërsa ekziston mundësia që të ketë divorc të klubit edhe me legjendën tjetër, Paolo Maldini. Ibrahimoviç planifikon të mos rinovojë kontratën me kuqezinjtë dhe të kërkojë një vend tjetër për të vazhduar karrierën, apo ndoshta edhe të tërhiqet për fare. Zllatani ka shënuar 4 gola në 10 ndeshje, nën drejtimin e trajnerit Stefano Piolo, 3 prej të cilëve në Serinë A dhe një në Kupën e Italisë. Tek Milani, ndërkaq, po mendojnë që ta zëvendësojnë me sulmuesin polak të Napolit, Arkadiush Milik.

Sfidanti.al