Harry Kane tremb Tottenhamin. Sulmuesi anglez foli për Sky Sports nëpërmjet rrjetit social Instagram ku ai foli edhe për të ardhmen e tij te klubi londinez duke mos e përjashtuar një largim të tij të mundshëm nga Hotspurs teksa është I ndërgjegjshëm se futbolli është gjithnjë një udhëkryq.
‘Është një nga ato cështje për të cilat nuk mund të thuash as po, as jo-tha Harry Kane në ndërhyrjen e tij në programin e Sky Sports-e dua Tottenhamin, do ta dua gjithnjë, por gjithnjë e kam thënë se nëse do të ndjeja se skuadra nuk po shkon në drejtimin e duhur, nuk do të qëndroj thjesht sepse duhet ta bëj një gjë të tillë. Jam një futbollist ambicioz, dua të përmirësohem e të bëhem një ndër lojtarët më të mirë në botë. Nuk mund të them se do të qëndroj këtu përgjithmonë, por nuk mund të them as të kundërtën’.
Sfidanti.al