Tokyo 2020, brenda fundit të prillit, datat e reja; Lojërat mbahen në pranverë?

Datat e reja të zhvillimit të Lojërat Olimpike të Tokios pritet të mësohen deri në fund të muajit prill. Kështu theksohet në agjencinë japoneze të lajmeve, Kyodo Neës sipas së cilës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar I ka dhënë vetes 3 javë kohë për të vendosur për organizimin e Tokyo 2020 dhe cdo ditë e më shumë po merr formë hipoteza e mbajtjes së këtyre Lojërave në muajt e pranverës, dicka që kërkoet edhe nga Federata të ndryshme në sportive botërore. I vetmi kusht I vendosur për momentin nga IOC  është të Lojërat Olimpike të mos zhvillohen pas verës së 2021.

Ditën e enjte Thomas Bach zhvilloi një conference call me 33 federatat për të diskutuar të gjitha opsionet nga ku doli ideja për të tentuar zhvillimin e Lojërave Olimpike pranverore për të evituar javët më të  nxehta të verës japoneze.

Kyodo Neës nënvizon se IOC përpara se të marrë një vendim përfundimtar, do të duhet të konsultohet me aktorët e tjerë; sic janë transmetuesit televizivë, sponsorët dhe sigurisht Shoqatat e Sportistëve.

Sfidanti.al