Qeveria Franceze krijon hapësira; Turi I Francës, pa publik

Ndërsa bota e sportit është ndalur për emergjencën coronavirus, nga Franca vijnë deklarata që krijojnë shpresa për Turin e Francës së këtij viti. ‘Zhvillimi I Turit te Francës 2020 me dyer të mbyllura është një mundësik-tha Ministrja Franceze e Sporteve, Roxana Maracineanu-të gjitha skenaret janë të mundur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët edhe pse sot për sot është e parakohshme të bësh parashikime’

Sipas Maracineanu, Turi I Francës është një eveniment që siguron të ardhurat nga të drejtat televizive dhe kështu që mund të zhvillohet pa praninë e publikut

‘Modeli ekonomik I një evenimenti si Turi I Francës, nuk bazohet te të ardhurat nga shitja e biletave, por te të drejtat televizive-tha Maracineanu-në këtë periudhë izolimi,  e gjithë bota po përgjigjet në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme. Të gjithë I kuptuan përfitimet e të qëndruarit në shtëpi dhe kështu I jepet privilegj spektaklit televiziv dhe atij live. Në fund të fundit nuk do të ishte kaq shumë penalizuese ndjekja e Turit në televizion’

Turi I Francës është I programuar të nisë në 27 qershor nga Nice. Në 2019 ASO përllogariti praninë e 10-12 milionë tifozëve në rrugët e Francës për të ndjekur 21 etapat e këtij evenimenti të rëndësishëm ciklistik

Sfidanti.al