Rifillimi I kampionatit në maj është një lëvizje e parakohshme, kështu që mund të luhet në muajin gusht; futbolli është në kërkim të zgjidhjeve për rinisjen e aktiviteteve me të përfunduar emergjenca coronavirus. Nga Franca vjen një propozim I ri që do të përmbyste sistemin aktual të kalendareve, por që sheh pak edhe nga e ardhmja drejt Botërorit të 2022 që do të luhen në periudhën nëntor-dhjetor në Katar.
‘Përse të mos e mbyllim këtë sezon në periudhën gusht-tetor, të bëhen pushime dimërore dhe të rinisë sezoni 2021/22 në shkurt me pushime verore për Evropianin dhe të mbyllet në tetor për të luajtur Botërorin?-pyet presidenti I Nice, Jean Pierre Rivere
Ideja e tij ka meritën që shkon pak më tej se e ardhmja e afërt duke qenë se për momentin po bëhen llogaritë për mbylljen e sezonit aktual futbollistik, pa menduar për pasojat e atyre pasuese. Por problem I kësaj ideje qëndron te kalendarit që do të ndryshojë përgjithmonë me sezonet që fillojnë në shkurt për t’u mbyllur në tetor me pushime dimërore dhe jo verore. Ose kampionatet të jenë nga janari në korrik 2023 pasi të jetë mbyllur Botërori që do të krijonte një hapësirë që do të mundësonte kthimin te kalendari tradicional në sezonin 2023/24 duke nisur nga gushti i 2023.
‘Në radhë të parë kjo zgjidhje do të jepte kohë për të sistemuar aspektin shëndetësor dhe të ruajtur shëndetin e të gjithëve, do të reduktonte ndeshjet në dimër dhe do të rriste numrin e atyre në verë; të shohësh një ndeshje në maj, qershor e korrik është më e këndshme-tha Rivere.
Sfidanti.al