Federata Spanjolle e Futbollit vendosi të ndihmojë klubet në kampionatin iberik teksa përcaktoi një linjë financimi prej 500 milionë Eurosh për to. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti I këtij institucioni, Luis Rubiales pas një konference telefonike me presidentët e të gjithë federative rajonale të Spanjës.
‘Është një shumë e rëndësishme-tha Rubiales-që do të shërbejë për të përballuar këtë moment emergjence të krijuar nga pandemia. Futbolli nuk ka rëndësi përpara asaj që po ndodh, por duhet të ndihmojmë’.
Në dispozicon të të gjithë klubeve të Divizionit të Parë dhe të Dytë, shuma është deri në 20 milionë Euro për secilin prej tyre. Ndërsa për kategoritë më inferior dhe për minifutbollin që është shumë popullor në Spanjë, është parashikuar dhënia e huave.
Sfidanti.al