Provinca e tij është më e “sakatuara” në Itali, dhe ndoshta e dyta në botë pas Vuhanit. Kryetari i Bashkisë së Bergamos, Xhorxho Gori, nuk ngurron të drejtojë gishtin nga një ndeshje futbolli si shkaktare për tmerrin që po provon qyteti. Ishte Atalanta-Valencia, luajtur në “San Siro” të Milanos në prani të rreth 45 000 spektatorëve, që duket se shkaktoi “shpërthimin” e epidemisë së koronavirusit në Bergamo, në Milano dhe në krejt Lombardinë.
“Ajo ndeshje ishte një “bombë biologjike”, – thotë Gori, ndërsa flet për të përditshmen spanjolle, “Marka”, – në atë kohë ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Nëse virusi po qarkullonte, imagjinoni 40 000 tifozë në “San Siro” që padyshim janë infektuar. Shumë e ndoqën ndeshjen në grupe, pati shumë kontakte të afërta atë mbrëmje”.
Kronologjia e sëmundjes nuk të lë që të gabosh. Në 31 janar, Italia ndërpreu fluturimet drejt Kinës dhe shpalli gjendjen kombëtare të jashtëzakonshme. Në 19 shkurt, u luajt Atalanta-Valencia për Championsin, në 20 shkurt, një njeri në Milano doli pozitiv pasi la spitalin pa bërë test. Në 22 shkurt lajmërohen vdekjet e para në Itali, ndërsa keqja përshkallëzohet derisa në 9 mars, Italia shpall karantinën. Në Itali ka gati 7 000 vdekje, ndërsa në Spanjë numri është mbi 3 400-it, duke qenë fare tani më shumëse në Kinë.
Sfidanti.al