Sezoni I dytë I telenovelës Neymar nis, Sport: Do të thotë sërish ‘Po’

Nis sezoni I dytë I telenovelës për rikthimin e Neymar te Barcelona ka nisur prej javësh dhe duket se do të ndalet vetëm nëse zgjatet periudha e coronavirusit. Sipas të përditshmes  ‘Sport’, Barcelona e di që sulmuesi brazilian që ishte pjesë e saj në periudhën 2013-17 dëshiron të kthehet dhe e ka pranuar këtë.

Por ‘Po’ e Neymar zgjidh vetëm një pjesë të ekuacionit me dy të panjohura, me Barcelonën që do t;I kërkojë futbollistit që të fillimisht të gjejë akordin me Paris Saint germainin me këtë të fundit që mund të ngrejë një mur sic bëri verën e kaluar e për më tepër, neymar duhet t;I drejtohet nenit të famshëm 17 të Rregullores së FIFA për Statusin dhe Transferimin e futbollistëve. Burime pranë palëve që janë në tratativat Barcelona-PSG kanë përllogaritur se cmimi I kalimit të Neymar të katalanasit varion nga 180 në 200 milionë Euro, që do të komplikonte planet e kampionëve të Spanjës për blerjen edhe të Lautaro Martinez nga Interi

Sfidanti.al