Harit, festë në bar pas orës 18:00, Schalke ‘I tërheq veshin’: Gabime që s’tolerohen më

Te shumë persona në Shqipëri e botë mungon ndërgjegjësimi për rrezikun nga coronavirus. Pavarësisht masave të forta që janë marrë nga qeveritë në kontinentin evropian duke përfshirë këtu edhe atë shqiptare, ka ende element që tentojnë të ‘driblojnë’ rregullat.  Një rast I tillë  u shënua në Essen në Gjermani, ku një Shisha-Bar qëndroi hapur edhe pas orës 18:00 për t’u boshatisur në orët e vona. Disa persona ishin të pranishëm në atë bar dhe mes klientëve të tij ishte edhe Amine Harit, mesfushori-sulmues I Schalke 04 që ishte në shoqërinë e një mikut të tij

Gjithcka ndodhi në mesnatën e së enjtes dhe të premtes. Sipas dëshmive, në Shisha-Bar po zhvillohej një festë e vërtetë. Disa banorë të asaj lagjjeje lajmëruan policinë që menjëherë mbërriti në vend në orën 01:30 të natës duke gjetur dhjetëra persona në këtë bar që duhej të ishte mbyllur që në 18:00. Pronari I Shisha-Bar u denoncua, ndërsa Harit dhe të tjerët u justifikuan se nuk ishin në dijeni se ishte e ndaluar të festohej një ditëlindje.

Drejtori Teknik I Schalkes, Jochen Schneider konfirmoi ngjarjen. ‘Amine shkoi atje me një mik-tha Schneider-bëri një gabim të cilin ai e pranoi vetë. I shpjegova përsëri sesa serioze është situata aktuale. Për fat të keq në këtë moment krize, gjëra të tilla që deri dje ishin normale, sot nuk janë më të tolerueshme. Amine I erdhi keq dhe më siguroi se nuk do të ndodhë më’.

Sfidanti.al