Makthi i Gabbiadinit: Po të mos kisha bërë testin me tampon..

Manolo Gabbiadini  është një prej futbollistëve të Serisë A që ka rezultuar pozitivë në testet për coronavirusin. Sulmuesi I Sampdorias kujton momentin kur mësoi këtë rezultat duke treguar eksperiencën e tij

‘Mbrëmjen e 10 marsit pata pak temperaturë, por nuk e mendova virusin-tregon Gabbiadini-kërkova dr. Baldarin mjekun e Sampdorias, por edhe në këtë rast nuk më shkoi mendja te virusi. Martina, bashkëshortja ime më sugjeroi që të bëja testin me tampon sepse kemi dy fëmijë të vegjël. Të enjten isha shumë mirë dhe nuk kisha temperature. Në orën 15:00 të asaj dite, mjeku më telefonoi për të më thënë se isha pozitiv me Covid 19, nuk mund ta besoja’.

Më pas Gabbiadini, që ishte I dyti nga Serie A që rezultoi me coronavirus pas Ruganit, bëri apelin e tij

‘Nëse mjeku do të më thoshte të prisja edhe një ditë përpara së të vendosja nëse do të bëja testin me tampon, unë nuk do t’ia kërkoja më kurrë duke qenë se ndihesha mirë-vijoi Gabbiadini-dhe ndoshta duke menduar se isha negative, do kisha dalë që të bëja pazar pranë shtëpisë dhe do të rrezikoja që të përhapja virusin tek ndonjë I moshuar pa dashje; një mendim I shëmtuar që më torturon. Kam kuptuar se ka shumë persona pozitivë që nuk e dinë këtë dhe tani beteja fitohet vetëm në një mënyrë, duke respektuar direktivat dhe duke qëndruar në shtëpi’.

Sfidanti.al