Lewis Hamilton vijon betejën e tij personale kundër coronavirusit duke ndjekur rregullat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por edhe për të së fundmi kishin filluar të qarkullonin zërat që flisnin se piloti britanik I Mercedes ishte pozitiv në testet për Covid-19, zëra që 35 vjecari I mohoi menjëherë në rrjetet sociale
‘Kam lexuar shumë lajme spekulative për shëndetin tim, pasi 2 persona me të cilët kam qenë në kontakt rezultuan pozitivë-thekson Hamilton në mesazhin e postuar në Instagram Story-Dua t’ju them se jam mirë. Nukl kam simptoma dhe kanë kaluar 17 ditë që nga momenti kur takova Sophie dhe Idris’
Ja se cfarë kishte ndodhur:
‘Fola me mjekun tim dhe e pyeta nëse do të më duhej të bëja testin me tampon-vijon mesazhi I Hamilton-Por e vërteta është se ka një numër të kufizuar tamponësh dhe ka njerëz që kanë nevojë më shumë se unë. Kështu, ajo që bëra ishte vetizolimi dhe mbajtja e distancës me personat. Gjëja më e rëndësishme që një njeri mund të bëjë është të ketë besim, të mbajë distancat sociale sa më shumë që të jetë e mundur e të lajë shpesh duart për të paktën 20 sekonda’.
Sfidanti.al