Klubi I Barcelonës vë në dispozicion të autoriteteve të qytetit të gjitha ambientet e saj në rast të një kolapsi total të sistemit shëndetësor apo të ndonjë rrethane tjetër ekstreme për të cilën do të kërkohen hapësira të ndryshme për të përballuar kërkesat sociale për shkak të coronavirusit
Burime pranë klubit katalanas konfirmuan për Agjencinë Spanjolle të Lajmeve, EFE se bëhet fjalë për një ofertë të përgjithshme që u trajtua edhe në mbledhjen e bordit drejtes, edhe pse ka shumë pak të ngjarë që të ekzekutohet kjo ofertë, pasi në barcelonë ka një sërë ambientesh me të përshtatshme për të tilla epidemi.
Gjithsesi, klubi që nga momenti I nisjes së krizës shëndetësore është në kontakt të vazhdueshëm më Këshillin për Shëndetin, të Brendshëm dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Sporteve të Katalonjës duke qëndruar aktiv në luftën kundër pandemisë teksa po ndjek të gjitha rekomandimet qeveritare dhe këshillon popullsinë me ndihmën e sportistëve e trajnerve për të qëndruar në shtëpi’.
Sfidanti.al