Coronavirus në Francë, Ligue 1 mund të mbyllet në 31 gusht

Ligue 1 mund të mbyllet në 31 gusht. Kjo u theksua nga RMC Sport këtë të shtunë teksa konfirmoi mbajtjen e një mbledhjeje mes presidentëve të ndryshëm të klubeve franceze me anë të një videoconference, mbledhje e organizuar nga presidenti I Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet në lidhje me datën e përfundimit të kampionatit.

Objektivi I Ligës Profesioniste të Futbollit është që të zhvillohen edhe 10 ndeshjet e mbetura të sezonit në Ligue 1, dy finalet e  Kupave; PSG-St.Etienne dhe PSG-Lyon si dhe dy ndeshjet miqësore të Francës me Ukrainën dhe Finlandën të parashikuara për t’u luajtur në fund të muajit mars dhe që u pezulluan për shkak të emergjencës coronavirus.

Një prej opsioneve që ekziston për futbollin francez është ai I ofruar ga presidenti I Lyonit, jean Michel Aulas. Ky I fundit propozoi që t’I jepet prioritet përfundimit të Ligue 1, pezullimin e Ligës së Kampioneve dhe Europa League në mënyrë që sezoni të mbyllet në 31 qershor, një hipotezë kjo që mund të realizohet në rastin më të keq

Sfidanti.al