Serbi, Jovic e Ninkovic bëhen cështje, Vucic: Po dolën do t’I arrestojmë

Presidenti Serb Alexandar Vucic tregohet shumë I ashpër ndaj Luka Jovic e Nikola Ninkovic që u kthyen nga Spanja e Italia në Serbi teksa thyen rregullin për të qëndruar në karantinë për emergjencën coronavirus.

‘Nëse ndonjëri prej tyre del nga shtëpia do të arrestohet-tha presidenti serb teksa komentoi daljen nga izolimi të sulmuesit të Realit të Madridit-mendoj se ata të dy janë penduar për atë cfarë bëbë, por do t’I sqaroj se jetët e njerëzve tanë janë më të rëndësishme se milionat e tyre’

Ndërkaq, prokuroria do të bëjë procedimin ndaj Jovic në aspektin penal pasi la apartamentin e tij në Vracar ku duhej të qëndronte në autoizolim, një vendim që lë shumë pak vend për interpretime  me Jovic që tani rrezikon të dënohet me një gjobë dhe me 1-12 vjet burg.

Ndërkaq, Nikola Ninkovic mohon gjithcka sa është publikuar në lidhje me denoncimin e autoriteteve serbe ndaj tij për thyerje të rregullit të vetizolimit dhe këtë e bën nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e internetit të skuadrës së Ascolit. ‘Jam me familjen time-shkruan sulmuesi-ajo që është publikuar në media nuk është aspak e vërtetë. Jam në shtëpi për të kaluar periudhën e nevojshme të karantinës për ata që kthehen në vend nga Italia’.

Sfidanti.al