Pilotët e garave në motorsporte po bëjnë atë që po bëjmë të gjithë ne; kalojnë kohën në rrjetet sociale ku nga ata që kërkojnë të cdramatizojnë në një farë mënyre situatën që është krijuar në mbarë botën nga emergjenca coronavirus. Por një gjë është e sigurt, të gjithë mezi presin që t’I kthehen normalitetit dhe kjo vlen për të gjitha fushat e jetës.
Lucas Di Grassi vendosi të bëjë një shaka që ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhjeje për të garuar. Falë fotoshopit, ai transformoi pistën e një aeroplanmbajtëse në pistë garash dhe me shumë krenari shkroi: ‘Jam shumë I kënaqur t’ju bëj të ditur se Formula E e gjeti zgjidhjen për të vijuar kampionatit’.
Fotoja tregon pistën që është në mes të detit si për të thënë se ai pozicion është I vetmi që ofron sigurinë që nuk gjendet në asnjë prej vendeve të botës.
Postimi I tij në mënyrë të paevitueshme ka bërë që shumë persona të vënë buzën në gaz madje ishin të shumtë komentet që vunë në dukje disa detaje. ‘Të lumtë, në këtë mënyrë askush nuk do të nxjerrë makinën përtej kufijve të pistës-shkruante një prej përdoruesve në Tëitter teksa I përgjigjej postimit të De Grassit. Por në të njëjtën kohë, ky postim I suksesshëm, ngjalli edhe disa dyshime dhe Di Grassi u desh që më pas të sqaronte: ‘Gjithsesi, është një shaka’.
Sfidanti.al