Tenis, coronavirusi shtyn Roland Garros për në fund të shtatorit

Roland Garros 2020 do të luhet në 20 shtator-4 tetor. Turneu I famshëm parizien, I dyti eveniment Grand Slam dhe që luhet në sipërfaqe me dhe të kuq, ishte programuar të mbahej në 24 maj-7 qershor, por u shty zyrtarisht për shkak të emergjencës coronavirus. Përpara tij ATP kishte deklaruar anulimin e eventeve tenistike për 6 javë ku përfshiheshin edhe turnetë Masters, Indian Ëells, Miami, Montecarlo.

Tani pas shtyrjes së Roland Garros, të njëjtin fat rrezikon që ta kenë edhe Turnei Masters I Romës dhe Ëimbledoni. Kështu, Roland Garros do të luhet 1 javë pas përfundimit të US Open, turneu Grand Slam që luhet në Neë York në sipërfaqe cimentoje nga 24 gushti në 13 shtator.

Sfidanti.al