Liverpulit pritet t’i jepet titulli nëse Premier Liga nuk përfundon!

Ky do të jetë rezultati i një sezoni të goditur nga koronavirusi, dhe kështu duket e drejtë që të ndodhë. E përditshmja britanike, “Telegraf” shkruan se planet e Premier Ligës dhe të Federatës Angleze të Futbollit janë që, nëse sezoni braktiset për fare, Liverpulit do t’i jepet titulli, si dhe 5 skuadra planifikohen të zbriten nga elita, e Kupa e Ligës të anulohet për edicionin pasardhës. Këto dy masat e fundit do të jenë për të lehtësuar kalendarin e futbollit, kur ky të rifillojë, pasi nuk i dihet fundi krizës. Liverpuli është 25 pikë përpara rivalëve, dhe vetëm 2 fitore do t’i jepnin titullin matematikisht. Raportohet se të gjithë klubet janë dakord që të kuqtë të shpallen kampionë, ndërsa do të ketë më shumë debate për zbritjen e 5 skuadrave nga Premier Liga. Sipas qeverisë britanike, është e vështirë të dihet se kur do të përfundojë kriza e koronavirusit.

Sfidanti.al