Nuk ka stërvitje kolektive në kompleksin e futbollit në “Valdebebas”, dhe kjo vlen jo vetëm për Realin e Madridit, por për çdo ekip tjetër në Spanjë, e në shumë vende të tjera të Europës. Lojtarët “merenges” janë porositur të stërviten sipas një plani individual të përpiluar nga klubi, por edhe nga vetë ata, ndërsa ndërprerja e La Ligës dhe e Championsit mund të ndikojë edhe për mirë, gjithnjë nëse do të ketë një rifillim. Katër lojtarë të rëndësishëm madrilenë janë të dëmtuar dhe duan kohë që të rikuperohen, e këta janë Eden Hazar, Marselo, Tibo Kurtua dhe Marko Asensio. Në momentin që do të ketë një rifillim, Reali do të luajë dy ndeshje të La Ligës në shtëpi, ato ndaj Eibarit e Valencias, ndërsa do të shkojë në Angli për t’u ndeshur me Mançester Sitin për Championsin.
Sfidanti.al