Fiorentina në gjunjë nga koronavirusi, infektohen disa lojtarë dhe një fizioterapist!

Futbolli është dorëzuar, ndërsa duket se po goditet gjithnjë e më shumë. Klubi i Serisë A, Fiorentina, njoftoi se disa lojtarë të saj, si dhe një pjesëtar i stafit teknik janë infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për sulmuesin Patrik Kutrone, të marrë nga Milani, po ashtu për kapitenin Xhermen Pecela, të cilët kanë dalë pozitivë në analiza. Bashkë me ta, edhe pjesëtari i stafit teknik dhe mjekësor, fizioterapisti Stefano Daineli, por edhe sulmuesi serb, Dragisha Vlahoviç.

Në këtë mënyrë është rritur ndjeshëm numri i futbollistëve të Serisë A të sëmurë me virusin e ri, e ky numër me gjasë do të vazhdojë të rritet. Futbollistët e Fiorentinës kanë bërë një thirrje sensibilizuese për opinionin publik në Itali apo më gjerë, në një video të përbashkët të postuar në faqen e klubit në internet. Ata deklarojnë se po qendrojnë në shtëpi dhe ftojnë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Sfidanti.al