Ronaldinjo, vjen kupa e parë në futbollin e burgut në Paraguaj!

Ai ndodhet në institucionin e dënimit në kryeqytetin Asunsion, pasi hyri në vend me pasaportë false, dhe tani po pret aty sesi do të zhvillohen ngjarjet. Ronaldinjo, ish-ylli i Barcelonës dhe i Brazilit, nuk mund të bënte tjetër përveçse të luante futboll edhe në burg, dhe kjo gjë ndodhi, siç pritej me përfundim të suksesshëm. Ronaldinjo Gauço udhëhoqi ekipin e tij në ndeshjen e burgut, duke arritur fitoren 11-2, dhe sipas disa mediave paraguajane, shënoi 5 gola e shërbeu 6 asiste. Media të tjera japin shifra më modeste, por gjithsesi të rëndësishme. Përveç trofeut (në foto), mediat njoftojnë se Ronaldinjos iu dha një “leçon” me peshë 15 kg (lechon), një lloj gatimi tradicional në ish-kolonitë spanjolle, ku ofrohet në pjatë një derrkuc i tërë i pjekur.

Sfidanti.al