Shpërthimi i infermieres italiane, njëkohësishte dhe fizioterapiste, Valeria Kambiagi (Cambiaghi), ka bërë bujë dhe me të drejtë. “Ju i jepni 1 milionë euro rrogë në muaj disa futbollistëve, – shkroi ajo në rrjetet sociale, – ndërsa studiuesve shkencorë dhe mjekëve u jepni 1 300 euro. Kësaj i thonë që ata që sëmuren, më mirë t’i shërojë Ronaldo”. Një vërjetje therëse që i drejtohet më shumë shoqërisë njerëzore, pra në radhë të parë njerëzve që vrapojnë si të çmendur e shpenzojnë pa kufi për topin që godet Mesi apo Ronaldo, për të blerë fanelat e tyre, për të dëgjuar edhe një “pordhë” që ata bëjnë, ndërsa diskutohen rrogat e mjekëve dhe të infermierëve, që tani janë të rrezikuarit e parë në luftën me koronavirusin.
Sfidanti.al