UEFA shtyn Championsin dhe Ligën e Europës për një javë!

Të martën mund të ketë të reja të tjera, por për momentin lajmi më i fundit është ky: UEFA vendosi të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, të planifikuara për javën e ardhshme, po ashtu edhe të turneut të Championsit për të rinjtë. Shtyhet edhe shorti i Championsit që ishte parashikuar për në 20 mars. “Në dritën e zhvillimeve të fundit në Europë lidhur me virusin Kovid 19, dhe të vendimeve të qeverive të ndryshme, të gjitha aktivitetet e UEFA-s për javën e ardhshme janë shtyrë, – shkruhej në deklaratën e UEFA-s, – të 55 anëtarët janë të ftuar ditën e martë në një videokonferencë, bashkë me bordet e Shoqatës Europiane të Klubeve, të ligave europiane dhe të sindikatës së futbollistëve profesionistë, për të diskutuar përgjigjen tonë ndaj epidemisë”.

Sfidanti.al