Champions e Liga e Europës në dyshim, La Liga “pistop”, Anglia pa problem!

Edhe ky spektakël po shkon drejt mbylljes. Liga e Kampionëve mund të jetë gara më e madhe e botës për klubet, por UEFA po mendon edhe pezullimin e saj, kaq e madhe është droja nga koronavirusi. Mediat europiane raportojnë se mundësia e ndalimit po merret seriozisht në konsideratë, duke pasur parasysh përhapjen e epidemisë, që ka shkaktuar qindra të vdekur në Itali, dhe dhjetëra jetë të humbura në vende të tjera europiane.

Deri tani janë luajtur ndeshjet e para të turit të dytë, si dhe gjysma e dytë e përballjeve të kthimit, nga të cilat janë kualifikuar Atalanta, Lajpcigu, Atletiko e Madridit dhe PSG. Me gjasë, gjithçka do të ndërpritet dhe mund të thuhet se rrezikon përfundimi i kompeticionit, pra mund të ndodhë që këtë vit të mos kemi një kampion të Europës për klubet. Kjo gjë të kujton kohën e luftërave botërore, kur kampionatet e futbollit u ndërprenë.

Në Spanjë, u mor vendimi për ta ndaluar La Ligën të paktën për dy javë, ndërsa më pas do të shikohet sesi do të jetë gjendja me sëmundjen. Në Itali, pezullimi i Serisë A është bërë më herët, ndërsa kishin nisur ndeshjet pa tifozë, siç u luajt edhe Juventus-Inter. E vetmja që për momentin nuk ka vendosur ndalimin e ndeshjeve, dhe as ndalimin e spektatorëve është Premier Liga, dhe në Angli për momentin parashikohet të vazhdojë gjithçka normalisht. Në Ligën e Europës, janë pezulluar dy ndeshje, ajo Sevilja-Roma dhe Inter-Getafe, por pjesa tjetër do të luhet sipas planit. Do të luhet në gjashtë stadiume, në Gjermani, Turqi, Austri, Greqi dhe Skoci.

Sfidanti.al