Kalendari I Botërorit të MotoGP I këtij viti ndryshon përsëri për shkak të coronavirusit. Gara e parë e sezonit nuk do të jetë Cmimi I Madh I Argjentinës I parashikuar që të zhvillohet në fundjavën e 19 prillit, pasui është shtyrë për në datën 22 nëntor. Sezoni I ri I Botërorit të MotoGP do të nisë në 3 maj me garën që do të zhvillohet në Jerez.
FIM, IRTA dhe Dorna konfirmuan këto ndryshime duke parë edhe përhapjen e madhe të virusit Covid-19 për të garantuar shëndetin e pjesëmarrësve në përgjithësi. Kjo do të thotë se gara e fundit e botërorit të MotoGP, ajo e Valencias do të shtyhet një javë më vonë në 29 nëntor
Kalendari I ri i MotoGP 2020:
3 maj: Spanjë (Jerez)
17 maj Francë (Le Mans)
31 maj: Itali (Mugello)
7 qershor: Katalonjë (Montmelò)
21 qershor: Gjermani (Sachsenring)
28 qershor: Holandë (Assen)
12 korrik: Finlandë (KymiRing)
9 gusht: Çeki (Brno)
16 gusht: Austri (Red Bull Ring)
30 gusht:Britani e Madhe (Silverstone)
13 shtator: San Marino (Misano)
27 shtator: Aragon (MotorLand Aragon)
4 tetor: Tajlandë (Chang Circuit)
18 tetor: Japoni (Motegi)
25 tetor: Australi (Philip Island)
1 nëntor: Malajzi (Sepang)
15 nëntor: SHBA(Austin)
22 nëntor: Argjentinë (Termas de Rio Hondo)
29 nëntor: Valencia (Ricardo Tormo).
Sfidanti.al