Coronavirus ‘vendos diktatin’; pezullohen kualifikueset e Amerikës Latine për Katar 2022

Coronavirus vazhdon të provokojë pezullime  të evenimenteve sportive dhe në këtë radhë duket  janë kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2022. Lajmi bëhet I ditur nga TyC sipas të cilit vendimi është marrë dhe në orët në vazhdim pritet të vijë edhe zyrtarizimi për pezullimin e ndeshjeve kualifikuese që janë parashikuar të zhvillohen në fund të muajit mars

Nëse këto kualifikuese do të zhvilloheshin, një prej skuadrave që do ta ndjente më shumë ishte pikërisht Argjentina një pjesë e lojtarëve të së cilës aktivizohen në Itali. Presidenti I vendit Albert Fernandez kishte deklaruar se qeveria po mendon të ndalojë hyrjen në vend të personave nga Italia, që do të thotë se nëse sfidat kualifikuese do të zhvilloheshin, trajneri I skuadrës Albiceleste, Lionel Scaloni nuk do të kishte në dispozicion lojtarë të tillë si Lautaro Martínez, Dybala, De Paul, Musso, Nico Domínguez  dhe Pezzella.

Sfidanti.al