Carlo Ancelotti ka pranuar sanksionin e vendosur nga Federata Angleze e Futbollit dhe do të duhet vetëm të paguajë 8000 Paund për sjellje jo të mirë në ndeshjen mes Evertonit dhe Manchester United. FA e akuzoi trajnerin italian për sjellje të gabuar ndaj arbitrit Chris Kavanagh teksa iu afrua këtij të fundit pas përfundimit të ndeshjes që u mbyll me barazimin 1-1, pasi sistemi VAR anuloi golin e Calvin-Leëin që do të ishte I fitores për Evertonin.
Fakti që pranoi sanksionin me gjobë 8000 Paund do të thotë se për Ancelottin nuk do të ketë ndëshkim me pezullim ndeshjesh. Ancelotti u bë I pari trajner në Premier Leaguen Angleze që merr kartonin e kuq, masë kjo që ka hyrë në fuqi në këtë sezon
Sfidanti.al