MotoGP ndryshon kalendarin, Tajlanda në tetor, afrohet gara e Aragonit

Emergjenca coronavirus ndryshon kalendarin e Botërorit të MotoGP 2020 dhe jo vetëm. Pas anulimit të Cmimit të Madh të Katarit për klasin mbretëror të kampionatit dhe shtyrjen e garës së Tajlandës, FIM, IRTA dhe Dorna ripërcaktuan datat e garave të këtij kampionati. Kështu u vendos që Cmimi I Madh I Tajlandës të zhvillohet në fundjavën e 2-4 tetorit, ndërsa  gara e Aragonit u afrua në 27 shtator

Për momentin është e pamundur për të thënë se nëse ky version është përfundimtari për Botërorin e MotoGP të 2020, por këto data janë përgjigjja e parë e FIM për dyshimet e ngritura pas anulimit e shtyrjeve të garave të para të sezonit të ri

Kështu teksa priten zhvillime të reja në lidhje me emergjencën Coronavirus, gara e Tajlandës që u mendua të ishte gara e dytë sezonale, do të zhvillohet në fundjavën e 2-4 tetorit duke bërë që të afrohet për në 27 shtator Cmimi I Madh I Aragonit.

Sfidanti.al