Platini humbet në Gjykatën e Strasburgut: Pezullimi, I justifikuar

Michel Platini humbet betejën në Strasburg. Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut hodhi poshtë në mënyrë unanime apelin e bërë nga ish presidenti I UEFA për skualifikimin nga aktivitetet futbollistike për 4 vjet. Gjyqtarët e kësaj gjykate theksuanb se duke parë faktet që ishin për të, pozicionin që Platini mbulonte në organizmat sportivë dhe nevoja për të pastruar reputacionin e futbollit dhe FIFA, sanksionet ndaj tij nuk duken të ekzagjeruara apo arbitrare dhe se ishin të justifikuara

Në apelin e tij, Platini theksonte se procedimet nuk ishin të njëjtat dhe se ishin përdorur rregulla të përshtatura me faktet që u gjetën ndaj tij me synim sanskionimin e tij. Por jo vetëm kaq, Platini theksonte se pezullimi 4 vjecar nga cdo aktivitet futbollistik bie ndesh me lirinë e ushtrimit të profesionit, dmth është një shkelje e të drejtës përsa I përket jetës private.

Ndërkaq, pas këtij vendimi të Gjykatës së Strasburgut ka reaguar edhe FIFA e cila I kërkon Platinisë që t’I kthejë 2 milionë Frangat zvicerane që francezi I kishte marrë nga ish presidenti I FIFA, Sepp Blatter në shkurt të vitit 2011

Sfidanti.al