Ka shënuar 26 herë në duelet ndaj Realit, dhe shpreson që të vazhdojë ta bëjë. Lionel Mesit i ka ecur thuajse gjithnjë mirë “El Klasiko”, duke qenë rekordmeni historik i golave, dhe duke pasur bilanc pozitiv, veçse kohët e fundit nuk ka qenë kaq me fat. Jo se nuk ka fituar, përkundrazi, Barcelona e tij vazhdimisht ka qenë mirë, por sepse ai vetë nuk po e gjen rrugën e rrjetës. Siç informon gazeta “Marka”, kapiteni katalanas ka gati 2 vjet që nuk shënon në portën e Madridit, që nga maji 2018.
I thonë 336 minuta, që për një superlojtar si ai, janë shumë. Leo do të përpiqet ta ndërpresë serinë prej 5 ndeshjesh që nuk shënon (ndërsa një El Klasiko nuk e luajti), dhe po ashtu do të përpiqet të ndihmojë skuadrën për t’iu afruar edhe më shumë titullit të tretë radhazi kampion. Fitorja do të thoshte 5 pikë diferencë me Realin, që bashkë me bilancin direkt pozitiv, do të shkonin në 6 pikë.
Sfidanti.al