Zvicra ndal futbollin e kësaj fundjave për shkak të Coronavirusit

Federata Zvicerane e Futbollit pezulloi të gjitha ndeshjet e javës së 24 të Super Leagues helvete të parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, një masë sigurie kjo e marrë për shkak të coronavirusit. Kjo masë u ndërmor në kuadër të atyre të përcaktuara nga qeveria zvicerane, që këtë të premte vendosi të pezullojë të gjitha aktivitetet publike me mbi 1000 persona  të pranishëm të paktën deri në 15 mars

Në një komunikatë për shtyp, Federata Zvicerane nuk ka përcaktuar datat se kur mund të zhvillohen këto ndeshje duke shtuar se do të marrë masa edhe për javët e tjera në bazë edhe evoluimit të ngjarjeve sigurisht duke bashkëpunuar me autoritetet dhe klubet.

Ndër masat e parashikuara për në të ardhmen përfshihet edhe zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura në mënyrë që kompeticioni të zhvillohet në ritmin normal dhe për të mos akumuluar numrin e ndeshjeve të shtyra

sfidanti.al