Dy blerjet e bujshme të verës së Barcelonës, Frenkie De Jong dhe Antoine Griezmann u bënë protagonistë të një sfide të propozuar nga Barça TV për të mësuar se cili prej tyre dinte më shumë për El Clasicon. Holandezi dhe francezi iu nënshtruan një quizi mes tyre me një sërë pyetjesh ku shfaqën njohuritë futbollistike për Barcelonën dhe Realin e Madridit
Në këtë quiz, ai që doli më keq ishte pikërisht Griezman. Pyetjes për 3 trajnerë te Realit të Madridit, Griezman përmendi vetëm 2, Zidane dhe Mourinho. Por pyetja që e nxori atë akoma më zbuluar ishte ajo për 3 zona turistike për t’u vizituar në madrid, me francezin që nuk u përgjigj duke u justifikuar se nuk dilte nga shtëpia dhe e gjithë kjo nën shikimin e De Jong të habitur që i kujtoi se kishte jetuar në Madrid për disa vjet. Griezmann nuk u përgjigj saktë as pyetjes se cilët lojtarë të Massias luajtën në El Clasicon e Camp Nout sezonin e kaluar duke thënë ‘Pique, Messi, Busquets’; gabimi ishte te Messi që nuk ishte i pranishëm në atë sfidë. të paktën Griezman u tregua i saktë kur u pyet se cilët lojtarë francezë kanë luajtur ‘El clasico’ duke thënë: ‘Abidal, Henry, Giuly dhe unë’, po kështu ai u tregua i saktë edhe në pyetjen për 3 sulmuesë legjendarë të Realit të Madridit duke thënë: ‘Ronaldo, Raúl dhe Morientes’, duke harruar Cristiano Ronaldon, shënuesin më të mirë në historinë e Los Blancos.
krejt ndryshe ndodhi me De Jong që tregoi se ishte një enciklopedi për ‘El Clasico duke iu përgjigjur pa asnjë hezitim të gjitha pyetjeve duke nisur që nga ajo e 3 lojtarëve të Barcës me mbi 20 ndeshje të El clasico: “Messi, Piqué dhe Busquets”, për të vijuar me atë të 3 golashënuesve në El Clasicon e manitës së 2010: “Villa, Xavi y Jeffren”, 4 lojtarë holandeze që kanë luajtur një ‘el clasico’: “Cruyff, Kluivert, Overmars dhe Frank de Boer” apo 3 mesfushorëve historikë të Realit: “Zidane, Guti dhe Makelele”. I vetmi gabim i De Jong ishte ai për pyetjen e 4 lojtarëve që kanë luajtur si me Realin ashtu edhe me Barcën duke thënë vetëm 3: “Figo, Eto,o dhe Ronaldo”.
Në fund rezultati i këtij quizi që kishte nga 5 pyetje për secilin rreth El Clasico ishte 4-2 për mesfushorin holandez
sfidanti.al