Jo më kot është kapiten, Dani Parejo karikon Valencian dhe paralajmëron Atalantën për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve që do të luhet në Mestalla, ku skuadrës spanjolle i duhet të përmbysë humbjen 4-1 të pësuar javën e kaluar në San Siro ndaj bergamaskëve.
në një intervistë për faqen zyrtare të klubit valencian, Parejo që ka 370 ndeshje me skuadrën e Valencias, u shprej se të gjithë janë gati të bëjnë të pamundurën për të përmbysur rezultatin e sfidës së parë të zhvilluar në Milano.
‘Është e vërtetë që tani nuk jemi në një moment të mirë dhe gjërat nuk po shkojnë sic duam ne-tha Parejo-por skuadra është e bindur dhe fgjtihnjë ka reaguar në periudhat e vështira; kemi bërë gjëra të rëndësishme kur askush nuk vinte bast mbi ne’.
sfidanti.al