Atletico Madrid, 12 mijë Euro gjobë për thirrjet: ‘Griezmann, vdeksh!

Komisioni I Disiplinës në Federatën Spanjolle të Futbollit dënoi Atletico Madrid me një gjobë prej 12 mijë Eurosh për koret e tifozëve të tij kundër Antoine Griezmann, sulmuesit aktual të Barcelonës, por që dikur ishte idhull I Los Colchoneros, që u dëgjuan në ndeshjen e javës së 15 mes Atleticods dhe Barcelonës e fituar nga kjo e fundit 0-1.

Sjellja e tifozëve të Atleticos u pasqyruan edhe në raportin e arbitrit që solli dhe hapjen e hetimeve nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, sigurisht edhe pas denoncimit të bërë nga La Liga. La Liga e bëri denoncimin e saj si në Komisionin e Disiplinës ashtu edhe atë Antidhunë për atë cfarë ndodhi në Ëanda Metropolitano kur në disa raste gjatë ndeshjes, 2000 tifozë të Atleticos u dëgjuan të thërrisnin: ‘Griezmann, vdeksh!

Atletico ishte gjobitur pas asaj ndeshje edhe për prishje të rendit public, ndërkohë që në raportin arbitrar lexohej edhe për hedhje objektesh në fushën e lojës ,por pa dëmtuar asnjë futbollist.

Sfidanti.al