Arabia Saudite thyen një tjetër tabu. Shumë shpejt në këtë vend do të organizohet kampionati I futbollit të femrave dhe ndeshjet do të luhën ne Riad dhe dy qytete të tjera, Gedda dhe Dammam. Krijimi I një lige të futbollit të fëemrave është një ndër reformat e fundit të kërkuara nga princi I Kurorës, Mohammed Bin Salman që në janarin e dy viteve më parë lejoi hyrjen e femrave në stadium për të ndjekur ndeshje futbolli.
‘Nisja e kampionatit të futbollit të femrave përforcon pjesëmarrjen e kësaj gjinie në sport në nivel komunitat dhe do të japë më shumë merita për rezultate sportive të femrave-theksohet në një komunikatë të Saudi Sports.
Mësohet se Women’s Football League do të karakterizohet nga turne paraeliminatore, ndeshjet e të cilave do të luhen në 3 qytete për të kostituuar kampionatet rajonale. Fituesit do të kualifikohen në një kompeticion me eliminim direkt, WFL Champions Cup ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione e vendit që do të përfitojë edhe 130 mijë Euro
Sfidanti.al