‘Në emër të kujdesit, por edhe të parandalimit të cdo prishje të rendit public, u kërkojmë autoriteteve më të larta të shtetit francez që të dalin kundër ardhjes së tifozëve italianë-ky është alarmi I lëshuar nëpërmjet një komunikate të përbashkët për shtyp të kryetarëve të komunave Meyzieu e Decines, komuna që janë pranë Groupama Stadium që të mërkurën do të presë sfidën e Ligës së Kampioneve mes Olympique Lyon dhe Juventusit.
Christophe Quiniou dhe Laurence Fautra kërkuan ndalimin e ardhjes të tifozëve italianë për shkak të rrezikut të epidemisë së Coronavirusit, ndërkohë që lajmi u bë I ditur nga media franceze.
Më parë Ministri I Shëndetësisë, Olivier Veran kishte deklaruar për RTL se asnjë diskutim shkencor dhe mjekësor sot për sot nuk ka sjellë si pasojë ndalimin e evenimenteve sportive edhe pse e pranoi se epidemia është shumë pranë Francës
Për ndeshjen mes Lyonit dhe Juventusit pritet të shkojnë rreth 3000 tifozë bardhezinj. Por ndryshe nga sa u kërkua, për ata, emergjenca coronavirus nuk do të ketë ndikim teksa vetë Juventus siguroi praninë e tyre në stadiumin e Lyonit duke u konfirmuar se ata do të jenë të lirë të shkojnë e të ndjekin ndeshjen në stadium ndaj skuadrës franceze.
Sfidanti.al