Nxënësi mund mësuesin; Chelsea i Lampard mposht Tottenhamin e Mourinhos

Nxënësi mund mësuesin, kështu mund të përshktruhet fitorja e Chelseat në derbin londinez me Tottenhamin teksa përballë ishin dy trajnerët Frank Lampard dhe Jose Mourinho. në stamford Bridge Blutë iu imponuan skuadrës së Hotspurs me meritë të plotë teksa e mbyllën sfidën me rezultatin 2-1 duke konsoliduar vendin e katërt në klasifikimin e Premier Leagues që të siguron edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve

Chelseat i mjaftuan 15 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje me Olivier Giroud që kthehet te goli pas shumë kohësh me Blutë që shkuan në pushimin e ndeshjes pikërisht me avantazhin 1-0. Në fillimin e pjesës së dytë Marco Alonso shënoi edhe golin e dytë për Chelsean me Frank Lampard që nuk e fshehu aspak festën pas shënimit të këtij goli. Në minutat e fundit tottenhami shkurtoi diferencën me autogolin e Rudiger, por për Hotspurs ishte shumë vonë të bënte më shumë për të evituar disfatën

sfidanti.al