Manchester City është përfshirë në vorbullën e telasheve pas dënimit të tij nga UEFA për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar. Tani skuadrës së Pep Guardiolës I duhet të përballet më cështjen e bonuseve të Ligës së kampioneve që janë të përfshirë në kontratat e disa prej futbollistëve.
Sipas asaj që publikohet te ‘Daily Mail’ në klub po diskutohet për këtë cështje, kjo edhe për faktin se disa lojtarë kanë të drejtën e një page shtesë që varen nga paraqitjet e klubit të Manchester City në Evropë(disa bonuse kapin vlera me 7 shifra) dhe dënimi I UEFA implikon edhe negociatat pëtr mundësinë e përfitimit të disa pagesave të tjera.
Është dicka për të cilën mund të buzëqeshë Manchester City, kontratat komerciale pasi në to nuk ka asnjë klauzole që e penalizojnë atë financiarisht në rast mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve dhe këtu përfshihet edhe ajo me Puma nga e cila përfiton 65 milionë Paund në vit, ndryshe nga sa ndodh me Manchester United që rrezikon të humbasë 20 milionë Paund nga kontrata me Adidas prej 75 milionë Paund në vit nëse dështon në kualifikimin në Ligën e Kampioneve për dy sezone radhazi.
Sfidanti.al