Erling Haaland po thyen cdo rekord në moshën 19 vjecare për shkak të aftësisë së tij për të shënuar si te Salzburgu ashtu edhe Borussia Dortmund. Sulmuesi norvegjez u transferia te verdhezinjtë në merkaton e janarit dhe iu deshën vetëm 60 minuta për t’u shpallur si futbollisti më I mirë I muajit në Bundesligë.
Haaland u aktivizua në 2 ndeshje në muajin janar kundër Augsburgut dhe Këlnit. Në të dyja rastet Favre e hodhi në fushë si zëvendësues duke luajtur respektivisht 34 dhe 25 minuta. Por këto 59 minuta lojë I mjaftuan për të shënuar 5 gola; një tregolësh spektakolar në debutimin ndaj Augsburgur dhe një dygolësh ndaj Këlnit me pak fjalë 1 gol cdo 11.8 minuta.
Por Haaland e vijoi shënimin e tij të golave në Bundesligë edhe në shkurt. Në ndeshjen e tij të tretë, që e nisi si titullar ndaj Union Berlin shënoi 2 gola në fitoren 5-0 të Dortmundit, ndërsa ajo me Bayer Leverkusen e humbur 4-3 nga verdhezinjtë është e vetmja që ai nuk ka shënuar gol. Po kështu të premten shënoi golin e tij të tetë kundër Eintrachtit të Franfurtit në fitoren 4-0 të Borussias.
Po kështu në Kupën e Gjermanisë, Haaland shënoi në sfidën ndaj Ëerder Bremen, por Borussia u eliminua pasi u mund në 3-2. Me golin e kësaj sfide, Haaland e coi bilancin e tij impresionues në 9 gola në 6 ndeshje. Nëse vazhdon kështu do të fitojë akoma më shumë cmime individuale
Sfidanti.al