Armand Duplantis shkruan sërish emrin në atletikën botërore. Suedezi 20 vjecar në harkun e pak ditëve vendosi një rekord të ri botëror në kërcimin me shkop në atletikë. në Emirates Arena të Glasgoë, duplantis kapërceu lartësinë 6.18 m duke thyer rekordin e vendosur vetë përpara pak ditësh në Torun të Polonisë prej 6.17 m.
Rekordet e mëparshme në kërcimin me shkop janë mbajtur nga Bubka 6.15 m dhe Lavillenie me 6.16 m. Por vrulli i Duplantis duket se nuk do të ndalet këtu. Suedezi ka edhe dy mundësi të tjera për të përmirësuar akoma më shumë këtë rekord dhe për të hyrë në historinë e atletikës botërore ddhe do të jenë në Francë, në 19 shkurt në Lievin e 23 shkurt në Clermont Ferrand, qyteti i Lavillenie.
sfidanti.al